Liverpooli i hapur për shitjen e Coutinhos, Barça gati ofertën e re

Liverpooli i hapur për shitjen e Coutinhos, Barça gati ofertën e re
Barcelona ende e ka në mendje yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho dhe do të kthehet përsëri të bëjë ofertë për të fituar shërbimet e tij.

Liverpooli hodhi poshtë të gjitha ofertat nga Barcelona për lojtarin brazilian gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve dhe kanë insistuar që Coutinho të mos jetë në shitje.

Megjithatë, që nga mbyllja e afatit kalimtar të transferimeve, Barça ka vazhduar të punojë për një marrëveshje potenciale, me Coutinho që thuhet se ende dëshiron të transferohet në Camp Nou.

Lexo po ashtu:
Gerrard: Tifozët e duan Coutinhon, por Barça do provojë përsëri për të
Gerrard: Tifozët e duan Coutinhon, por Barça do provojë përsëri për të
Sipas gazetës spanjolle Sport, edhe gjiganti katalunas po planifikon të bëjë një lëvizje të re për të nënshkruar me yllin brazilian.

Gazeta spanjolle pretendon se klubi Blaugrana e duan Coutinhon në afatin e janarit dhe shpresojnë që edhe Redsat të jenë të hapur për të negociuar.

Goditja perfekte e Coutinhos përfundoi në rrjetë gjatë ndeshjes ndaj Licester Cityt në fundjavë
Përfaqësuesit e Coutinhos thuhet se ia kanë mbushur mendjen drejtuesve të Liverpoolit dhe i kanë bindur ata që të dëgjojnë ofertat.

Lexo po ashtu:
Coutinho e pranon më në fund: Doja transferimin te Barcelona
Coutinho e pranon më në fund: Doja transferimin te Barcelona
Sipas përfaqësuesve të brazilianit, gjiganti katalunas ka analizuar situatën dhe kanë për të zyrtarizuar një ofertë të re.

Ndryshe, Coutinho është kthyer të luaj me skuadrën e Jurgen Kloppit, pas më shumë se një muaji pushim, teksa shënojë edhe një supergol në fundjavë ndaj Crystal Palace.

Çmimi i ish-fantazistit të Interit mendohet të sillet rreth 150 milionë euro.