Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Watfordit

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 3-0 në udhëtim te Watfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka vazhduar serinë pozitive pa humbje këtë sezon në kampionatin anglez, duke e mposhtur Watfordin në udhëtim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pa arritur asnjëra ta gjej rrugën e rrjetës.

Shaqiri dhe Salah (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Reds hyrn furishëm dhe pas disa rasteve arritën të gjejnë edhe golin.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 67-të me anë të Mohamed Salah, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Sadio Mane.

Festa e Salah pas golit (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 76-të Liverpooli arriti të dyfishojë epërsinë me anë të Trent Alexander-Arnold që shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit për 2-0.

Alexander-Arnold shënoi një gol të bukur (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Luhej minuta e 82-të kur Jordan Henderson doli nga loja me karton të kuq, por Roberto Firmino (89′) u përkujdes për golin e radhës duke vulosur fitoren 3-0.

Pas kësaj fitore, Reds janë në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Watfordi në pozitën e nëntë me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli e pret në shtëpi Evertonin, ndërsa Watfordi udhëton te Leicester City. /Telegrafi/