Liverpooli eliminon Romën, në finale e pret Reali

Liverpooli ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pasi ka eliminuar Romën.

Skuadra angleze u mposht në Olympico me rezultat 4-2 dhe kualifikohet falë avantazhit prej tri golash nga ndeshja e parë në Anfield.

Liverpooli kaloi në epërsi që në minutën e nëntë me anë të Sadio Manes.

Roma arriti të barazoj rezultatin gjashtë minuta më vonë, ku një top i kthyer goditi Milnerin i cili shënoi në portën e tij.

Anglezët kaluan në epërsi për herë të dytë me anë të Ëinjaldum në minutën e 25-të.

Edin Dzeko në minutën e 52-të barazoi rezultatin ndërsa Nainggolan me një gol të bukur në minutën e 86-të dhe një tjetër nga penalltia në fund të ndeshjes i dhuroi fitoren skuadrës së tij.

Kjo është hera e tetë e Liverpoolit që arrinë në finale, ku nga shtatë të zhvilluara pesë i ka fituar dhe dy herë është mposhtur.

Për titullin kampion, Reds do të kenë punë me Real Madridin në Stadiumin Olympic të Kievit.