Liverpool fiton me shumë fat ndaj Cardiffit

Liverpool ka fituar me shumë fat në javën e 35-të në Premierligë.

Liverpool e ka mposhtur Cardiffin në udhëtim me rezultat, 0:2.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në të dytën ‘The Reds’ realizuan dy, raporton lajmi.net.

Gorge Wijnaldum e shënoi golin e parë në minutën e 57’-të, ndërsa të dytin e realizoi James Milner nga pika e bardhë (80’).

Pas javës së 35-të Liverpool gjendet në vendin e parë me 88 pikë, dy më shumë se Manchester City (që ka një ndeshje më pak) në të dytin.

SHPËRNDAJE