“Liverpool do të fitojë në Allianz Arena”

Liverpool dhe Bayern Munich barazuan mbrëmë (e marte) pa gola në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse patën raste tumira për gol, Liverpool dhe Bayern Munich barazuan pa gola në përballjen e tyre të pra në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Rio Ferdinand e ka përkrahur skuadrën angleze, duke thënë se ata do të kualifikohen në ‘Allianz Arena’, përcjell lajmi.net.

“Jam i bindur se Liverpool do të kalojë tutje”, tha ai pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Ata kanë një sulm të frikshëm, andaj mendoj se ata do ta eliminojnë Bayern Munichun.

“Unë besoj se edhe ata janë në dijeni se mund të kalojnë tutje, duke parë cilësitë që kanë në skuadër, andaj ata do të fitojnë në Allianz Arena.”, ka shtuar më tej Ferdinand. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE