Liverpool cakton çmimin e shitjes së Coutinhos te Barcelona

“Mundo Deportivo” shkruan se nëse dëshiron blerjen e Coutinhos, Barcelona duhet të paguajë 145 milionë euro.

Liverpool ka caktuar çmimin e shitjes së sulmuesit Philippe Coutinho.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se nëse dëshiron blerjen e Coutinhos, Barcelona duhet të paguajë 145 milionë euro.

Coutinho ishte objektiv i klubit nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, transferimi i tij nuk u realizua për shkak të kërkesës së lartë nga Liverpool për shitjen e tij.

Coutinho vazhdon të jetë objektiv për transferim te Barcelona në janar të vitit 2018.