Liverpool 3 – 1 Arsenal

Liverpool këtë edicion duket se e ka seriozisht në Premierligë.

‘Të Kuqtë’ kanë triumfuar bindshëm 3-1 në derbin ndaj Arsenal.

Vendasit nuk gjetën golin deri në fund e pjesës së parë, ku pas një goditje standarde realizoi Joel Matip (41’).

Shifrat u dyfishuan menjëherë në gjysmë e dytë kur Mohamed Salah (49’) realizoi nga penalltia e fituar vetë.

Anësori egjiptian (59’) ishte në top formë, pasi shënoi edhe golin e tretë dhe të dytin personalisht, pas një super kalimi ndaj David Luiz.

Në anën tjetër, Lucas Torreira (85′) realizoi golin e nderit për mysafirët.

Pas kësaj fitoreje, tashmë ekipi i Jurgen Klopp mbetet i vetmi që ka tubuar pikë të plota pas tre ndeshjeve të para. /Lajmi.net/