Lista Serbe ka bllokuar shndërrimin e FSK-së në ushtri

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në seminarin “Rose Roth” të NATO-s, që po mbahet për herë të parë në Kosovë, ka thënë se FSK është e gatshme që të shdnërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës, mirëpo që këtë po e pengon Lista Serbe e cila është në koalicion qeverisës në vend, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij, Ministria e FSK-së, me kohë i ka dërguar Kuvendit dhe Qeverisë dokumentet dhe ligjet e nevojshme për shndërrimin e FSK-së në FAK.

”Në bazë të pakos së Ahtisarit, ne jemi te gatshëm për procesin e shndërrimit të fSK-së në ushtri. I kemi dërguar Kuvendit dhe Qeverisë dy dokumente-ligjet të nevojshme. Mirëpo, kjo s’ka ndodhur deri më tani pasi që gatishmëria e deputetëve të Listës Serbe nuk ka ekzistuar. Kurdo që të vije dakordi politik ne jemi të gatshëm për ushtri”, ka deklaruar Demolli.