Lista Serbe i bindet Vuçiqit: Jemi të gatshëm t’i mbrojmë institucionet e Serbisë

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës janë të gatshëm që të mbrojnë institucionet e Serbisë.

Pas trazirave që janë duke u zhvilluar në Beograd, serbët e Kosovës sot janë mbledhur në Mitrovicë.

Siç shkruan “Tanjug.rs”, transmeton lajmi.net, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se të gjithë serbët e Kosovës janë siç thotë ai, nëse është e nevojshme serbët janë të gatshëm të mbrojnë institucionet e Serbisë dhe të shkojnë në Beograd.

“Ne jemi të gatshëm nëse ne duhet ta mbrojmë Serbinë nga ata që e perceptojnë atë si një vend ku mund të marrin paratë që u nevojiten, pa i shkaktuar absolutisht ndonjë shqetësim njerëzve të zakonshëm”, deklaroi Simiq.

Ai po ashtu theksoi se disa persona po tentojnë të shkatërrojnë institucionet e Serbisë.

“Sot dhe dje, patëm rastin të shohim se në Beograd po përpiqen të shkatërrojnë institucionet e Serbisë dhe përpiqen të okupojnë autoritetin legjitim dhe ligjor, për të marrë pushtetin nga njerëzit për interesa të xhepave të tyre”, tha Simiq, transmeton më tutje lajmi.net.

Nënkryetari i Listës Serbe, po ashtu iu bëri thirrje serbëve të mos bien pre e provokimeve dhe siç u shpreh ai, është shumë e nevojshme të mos i japin armiqve mundësinë për t’u gëzuar për atë që po ndodh në Beograd.

Sipas asaj që shkruan “Tanjug.rs”, serbët në Mitrovicë janë mbledhur krejt rusisht dhe më pas Simiq i ka bërë këto deklarata.

Kujtojmë se ky qëndrim i Listës Serbe ka ardhur pas thirrjeve që i ka bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të mos i përkrahin këto protesta dhe t’i mbështesin institucionet e shtetit serb.