Lista e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve

Gara për golashënuesin më të mirë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019, vazhdon të jetë interesante.

Lionel Messi me dy golat e shënuara kundër Lyon në fitoren 5:1 të Barcelonës në ‘Camp Nou’, ka arritur në numrin e tetë golave këtë sezon.

Ylli argjentinas prinë në garën për golashënuesin më të mirë të këtij sezoni me tetë gola të shënuara, njëjtë sa ka edhe Robert Lewandowski, i cili është eliminuar tashmë nga gara evropiane.

Renditja vazhdon me Dusan Tadic që ka shënuar gjashtë gola, njëjtë ka shënuar edhe Moussa Marega i Portos.

Edin Dzeko, Andrej Kramaric, Neymar, Harry Kane, Sergio Aguero dhe Paulo Dybala kanë shënuar nga pesë gola.

Ronaldo, me tre golat e shënuara kundër Atletico Madridit, është ngritur në renditje, me katër gola të shënuara këtë sezon.

Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve:

Lionel Messi (FC Barcelona) 8

Robert Lewandowski (Bayern) 8

Dusan Tadić (Ajax) 6

Moussa Marega (Oporto) 6

Edin Dzeko (Roma) 5

Andrej Kramarić (Hoffenheim) 5

Neymar (PSG) 5

Harry Kane (Tottenham) 5

Sergio Agüero (Man.City) 5

Paulo Dybala (Juventus) 5

Leroy Sané (Man.City) 4

Kylian Mbappé (PSG) 4

Cristiano Ronaldo (Juventus) 4

Karim Benzema (Real Madrid) 4

Antoine Griezmann (Atlético) 4

Raphaël Guerreiro (Dortmund) 4

Gabriel Jesus (Man.City)4

Mauro Icardi (Inter) 4