Lirohet nga burgu Burdushi

Pas katër muajsh qëndrimi në paraburgim, falltorit Hysri Peçani të njohur si Burdushi iu është ndryshuar masa e paraburgimit duke iu zëvendësuar me një masë tjetër.

Ky ndryshim i masës erdhi pas kërkesës së prokurorit të shtetit Fatos Ajvazit që i dërgoi Gjykatës që ndaj Burdushit masa e paraburgimit të zëvendësohet me masën e paraqitjes së Stacionin Policor.

Sipas Prokurorisë edhe pse ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, maksimumi i dënimit për veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri është pesë vite dhe për shkak të kalimit të afateve ligjore për vazhdimin e kësaj mase mbi katër muaj – e që ky kalim i afateve nuk i atribuohet zvarritjes së procedurës nga ana e Prokurorisë, prokurori ka konsideruar se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Me shqiptimin e kësaj mase Burdushit do ti merret dokumenti i udhëtimit edhe për një muaj, dhe poashtu atij do ti duhet të paraqitet në Stacion Policor herë pas here, ashtu siç do ta caktoj Gjykata.

Edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala. Ai ka deklaruar se një kërkesë të tillë e anë bërë pasi që Kodi i Procedurës Penale i obligon.

“Rrethanat nuk kanë ndryshuar fare por veprat penale për të cilat hetohet i dyshuari janë të dënueshme deri në 5 vjet. Për të tilla vepra Kodi i Procedurës Penale obligon që masa e paraburgimit për peronat që hetohen për këto vepra para ngritjes se aktakuzës të mos jetë me e gjatë se katër muaj”, është shprehur ai.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.