Lirohet i burgosuri i aeroportit, fillon jetë të re në Kanada

Një refugjat sirian i cili kishte “ngecur” në aeroportin e Kuala Lumpurti në Malajzi për më shumë se 6 muaj, ka arritur  në Kanada ku iu është garantuar punë dhe siguri.

Historia e rrëfyer nga blogeri Nas Daily 3 muaj më parë mori vëmendje të madhe, ndërsa është nisur një fushatë për lirimin e tij nga aeroporti, pasi ai nuk kishte pasaportë valide.

I burgosuri i aeroportit, i njohur me emrin Hasan, është një sirian i cili kishte punuar në Emirate si ekzekutiv i marketingut. Por kur pasaportës së tij i doli afati, regjimi sirian nuk ia kishte vazhduar pasi ai kishte refuzuar t’i bashkangjitej ushtrisë së tij.

“Unë nuk dua të vras popullin tim” kishte thënë Hasan në përgjigje të kërkesës për t’iu bashkangjitur regjimit.

Si shumë shtetas të tjerë sirian, Hassan përfundoi në një kamp refugjatësh, ndërsa kur kërkoi të kalonte nga Malajzia në Kanada, ai u ndalua të fluturonte.

Si përfundim, me ndihmën e rrjeteve sociale përmes Nas Daily filloi fushata ku u grumbulluan miliona nënshkrime të peticionit për të ndihmuar Hasanin me oferta pune dhe lejeqëndrim në Kanada.

Ndërsa sot, ai qëndron në Kanada dhe sapo ka filluar një jetë të re, falë intervenimit të mediave sociale! /MESAZHI/

SHPËRNDAJE