Lionel Messi futbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohëve i Barcelonës

Argjentinasi Linoel Messi u bë lojtari më i trofeshëm i Barcelonës në historinë e klubit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me fitoren e mbrëmshme ndaj Sevillas (2:1) në ndeshjen e Superkupës së Spanjës, Messi fitoi trofeun e 33-të me klubin katalan. Ai nëntë herë ishte kampion i Spanjës, ka fituar tetë Superkupën në vend dhe gjashtë Kupa të Mbretit.

Messi me Barcelonën po ashtu katër herë arriti të bëhet kampion në turneun më të madh evropian të klubeve, Ligën e Kampionëve të UEFA-së, dhe tre herë e fitoi trofeun e Superkupës të Evropës. Me ekipin nga ”Camp Nou” ka fituar edhe tre tituj të kampionatit botëror të klubeve.

Në listën e trofeve të Barcelonës, Messi ka lënë pas Andres Iniestan, i cila ka fituar 32 trofe. Pas tyre radhiten Gerard Pique dhe Sergio Busquets me nga 28 trofe në fanellën e Barcelonës dhe më pas Xavi dhe Dani Alves me nga 24 trofe.