Limaj tregon se çka nënkupton marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Limaj, i cili është emëruar nga qeveria e Kosovës udhëheqës i bisedimeve me Serbinë ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’, se me ambasadoren kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë.

“E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jenë pjesë e këtij delegacioni duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Sipas Limajt, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Limajt:

Pata kënaqësinë ta prisja në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Me ambasadoren biseduam për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë.

E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe për përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jetë pjesë e këtij delegacioni, duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror.

Ambasadorja ofroi mbështetjen e shtetit finlandez në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Marrëveshja përfundimtare me Serbinë për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë.

E falënderova ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e vazhdueshme që shteti finlandez po i jep Kosovës. Finlanda është një shtet mik i Kosovës, e cila i ka ndihmuar Kosovës në të gjitha fazat.

SHPËRNDAJE