Limaj i pafajshëm për krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqin dhe Shpëtim Telakun për pikën e parë të aktakuzës, që ka të bëjë me krim të organizuar në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.

Limaj dhe të akuzuarit tjerë janë liruar edhe nga pika e dytë e aktakuzës, që ka të bëjë me shpërdorim të detyrës zyrtare.

Vendimi për pikat tjerë të aktakuzës është duke u lexuar nga gjyqtarja e EULEX-it.