Limaj: Nisma merr pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj e ka konfirmuar pjesë marrjen e partisë së tij në seancën e nesërme në Kuvend.

Ai këtë e tha në konferencën për media ku prezantoi kandidatët për kryetar të Komunave.

“Ne do të marrim pjesë nesër në Kuvend”, është shprehur ai.

Seanca e nesërme e gjashta me radhë pritet që të fillojë në ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhje së Kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.