Limaj e Haradinaj s’arrijnë të dakordohen, s’ka marrëveshje për koalicion

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit që ka pasur me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Haradinaj ka thënë se ka disponim për koalicion nga të dy palët, por që nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur, shkruan lajmi.net

“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pasë mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha Haradinaj.

Partia e këtij të fundit lidhi dje koalicion me PSD-në e Shpend Ahmetit.

Në bazë të marrëveshjes, PSD do të ketë 25 kandidatë për deputetë në listën zgjedhore, teksa bartës i listës do të jetë vet Haradinaj.