Ligji i ri në Gjermani, qeveria jep 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri, për të lehtësuar familjet me të ardhura të ulëta. Që nga data 1 korrik, subvencioni për fëmijët do të rritet nga 170 euro që është aktualisht, në 185 euro. Këtë subvencion mund ta përfitojnë familjet, në të cilat prindërit mbulojnë minimalisht nevojat vetjake të tyre, por jo të fëmijëve, shkruan “Deutsche Welle”.

Përveç rritjes së subvencionit prej 15 euro në muaj për çdo fëmijë, ata do të marrin ushqimin e shkollës falas si edhe biletat e autobusit. Gjithashtu për materialet e shkollës do të jepen 150 euro, në vend të 100 eurove që jepen sot. Në total, ky ligj do t’i kushtojë Gjermanisë 1,3 miliardë euro./Opinion.al