Liga e Kampionëve, Vardari me avantazh, Kukësi humbje minimale

Mbrëmë u zhvilluan 12 ndeshje në raundin e dytë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve.

Raundi i dytë kualifikues në organizimin më të rëndësishëm në nivelin e klubeve të futbollit evropian, mbrëmë vazhdoi me 12 ndeshje.

Vardari u përball me Malmö-n nga Suedia ku ndeshja mbaroi me një rezultat prej 1-1, ndërsa Kukësi kundër Sheriff të Moldavisë, ku pësoi humbje minimale prej 1-0.

Rezultatet nga ndeshjet e mbrëmshme janë si më poshtë:

Spartaks Jürmala (Letoni) – Astana (Kazakistan): 0-1

Zrinjski (Bosnjë Hercegovinë) – Maribor (Slloveni): 1-2

Malmö (Suedi) – Vardar (Maqedoni): 1-1

Hapoel Beer-Sheva (Izrael) – Honved (Hungari): 2-1

Sheriff (Moldavi) – Kukësi (Shqipëri): 1-0

APOEL (Qiproja Greke) – Dudelange (Luksemburg): 1-0

BATE (Bjellorusi) – Alashkert (Armeni): 1-1

Mariehamn (Finlandë) – Legia (Poloni): 0-3

Zalgiris (Lituani) – Ludogorets (Bullgari): 2-1

Zilina (Sllovaki) – Kopenhag (Danimarkë): 1-3

Dundalk (Republika e Irlandës) – Rosenborg (Norvegji): 1-1

Hafnarfjördur (İzlandë) – Vikingur (Ishujt Faroe): 1-1

Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues do të përfundojnë më 14 korrik me ndeshjen mes Linfield të Irlandës Veriore dhe Celtic të Skocisë. Ndeshjet kthyese të raundit të dytë do të zhvillohen më 18-19 korrik.