Liga e Kampionëve është kthyer: Gjithçka që duhet të dini për katër ndeshjet e kësaj jave, nga transferimet te largimet dhe mungesat nga lëndimet

Dy muaj kanë kaluar prej se është hedhur shorti i 1/16 të Ligës së Kampionëve, ku gara më e madhe në Evropë, kthehet pas po aq muajsh pushim. Në javën e parë janë katër ndeshje, dy të martën dhe dy të mërkurën. Manchester United luan me Paris Saint-Germain, ndërsa Ajax luan ndaj Real Madrid të martën. Tottenham Hotspur përballet me Borussia Dortmund në Wembley dhe Roma e pret Porto të mërkurën. Më poshtë mund ta gjeni një analizë për secilin çift të këtyre katër ndeshjeve që zhvillohen në këtë javë. Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike që prej se në vend të Jose Mourinhos erdhi Ole Gunnar Solskjaer, i cili i ka dhënë ekipit ngritje dhe besim. Që nga ardhja e tij, Devilët e Kuq kanë arritur të jenë të pamposhtur me tetë fitore dhe një barazim, me 23 gola të shënuar dhe gjashtë të pranuar, duke e përmbysur diferencën prej 11-pikëve me Chelsea dhe tani janë në vend të katërt në Ligën Premier. Paul Pogba ka shënuar tetë gola dhe ka ndihmuar me pesë asistime, ndërsa Marouane Fellaini ëshë largua te klubi kinez, Shandong Luneng në janar. Ndërkohë, Paris Saint-Germain ende kryeson Ligue 1, me 10 pikë më shumë se sa Lille, ndërsa skuadra e Thomas Tuchel është eliminuar nga Coupe de la Ligue nga Guingamp. Megjithatë, çështja kryesore e PSG është mungesa e Neymar dhe Edinson Cavani për shkak të lëndimeve pasi ata sigurt do të humbasin ndeshjen e parë. Thomas Meunier gjithashtu do të humbasë ndeshjen në Old Trafford, ndërsa Adrien Rabiot mbetet i ‘pezulluar’ pas refuzimit të rinovimit të kontratës. Nga ana tjetër, Marco Verratti kthehet nga lëndimet dhe Leandro Paredes është gati të zëvendësojë të munguarit në mesfushë për klubin francez. Ka pasur edhe tjera lëvizje pasi Yacine Adli u bashkua me Bordeaux, dhe Timothy Weah e Jese Rodriguez u huazuan respektivisht te Celtic dhe Real Betis. Një fitoren 3-0 ndaj Chievos u ka lejuar Romakëve të marrin frymë pak më lehtë pas tre ndeshjeve pa fitore të njëpasnjëshme, ku më e dhimbshme ishte ajo 7-1 me Fiorentinën në Kupën e Italisë. Nicolari Zaniolo ka impresionuar gjatë gjithë sezonit dhe në ekipin e parë ka përmirësim tek lojtarët e rinj si Justin Kluivert, Cengiz Under dhe Patrik Schick. Ndërkohë, një humbje në Taca da Liga kundër Sporting ka bërë që seria prej 18 fitoreve rresht Portos të mbyllet, me Benfican gjithashtu që janë ofruar në vetëm një pikë. Pepe është rikthyer nga Besiktasi, ndërsa Fernando Andrade ka impresionuar kohët e fundit me aftësinë e tij për të shënuar gola nga stoli. Viti 2019 ka bërë që Real Madridi të përmirësohet nga nisja e gjysma së sezonit, ndërsa në anën tjetër Ajax nuk ka arritur ta fillojë mirë vitin e ri kalendarik. Ndeshjet e fundit në Eredivisie nuk janë të mira për klubin holandez, të cilët kanë psuar shumë gola edhe pse kanë një mbrojtës premtues si Matthijs de Ligt. Ata barazuan 4-4 kundër Heerenveen , u shtypën 6-2 nga Feyenoord dhe humbën 1-0 në fundjavë kundër Heracles. Ajax përfundoi fazën e grupeve të pamposhtur, me tre fitore dhe tre barazime, duke e sfiduar Bayern Munichun për vendin e parë në ndeshjen e fundit të fazës grupore. Frenkie de Jong o të largohet në verë nga Barcelona, ndërsa klubi nënshkroi me Lisandro Magallan nga Boca Juniors. Nga ana tjetër, Real Madridi ka akumuluar 10 fitore, dy barazime dhe dy humbje, ku gjithashtu fitoi për të tretën herë radhazi Kamapionatin botëror për klube. Te Los Blancos është rritur dukshëm Vinicius Junior që ka shënuan katër gola dhe ndihmuan në nëntë me 1,220 minuta të luajtur. Reali nuk ka humbuar as në derbi me Barcelonën dhe Atletico Madridin. Kiko Casilla u largua nga klubi për Leeds United, ndërsa Brahim Diaz erdhi nga Manchester City, por Vinicius dhe Sergio Reguilon mund të etiketoheshin si ‘blerjet e mëdha të ekipit”. Anglezët kaluan edhe një afat kalimtar të qetë duke mos nënshkruar me asnjë lojtarë për herë të dytë me radhë. Dy lojtarët më të mirë të tyre, Harry Kane dhe Dele Alli, janë lënduar dhe për shkak të lëndimeve nuk do të jenë gati për ndeshjen e së mërkurës. Tottenham janë eliminuar nga Kupa Carabao dhe FA Kupa, por kanë arritur të ruajnë vendin e tretë në Ligën Premier. Harry Kane e Dele Ali (Photo by Stu Forster/Getty Images) Ndërkohë, Borussia Dortmund kryeson në Bundesligë, me pesë pikë më shumë se Bayern Munichu. Mbrojtja është shqetësim për gjermanët pasi kanë pranuar shtatë gola në dy ndeshje, duke quar fillimisht dëm fitoren prej 3-0 ndaj Hoffenhaim, ku barazuan pastaj 3-3. Ata u eliminuan edhe nga DFB-Pokal nga Werder Bremen, pas penalltive. Marco Reus nuk luan në ndeshjen e parë për shkak të një lëndimi, ndërsa Dortmund ka arritur marrëveshje me Chelsean për largimin e Pulisic gjatë verës që po vjen.