Liderja e Hong Kongut paralajmëroi pezullimin e projektligjit për ekstradim

Carrie Lam, shefja ekzekutive e Hong Kongut deklaroi se për një kohë të pacaktuar do të pezullojë projektligjin për ekstradimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lam të shtunën tha se këtë hap e mori si përgjigje ndaj pakënaqësisë së madhe në opinion për shkak të propozim ligjit, i cili do t’u mundësonte autoriteteve që dikë nga të dyshuarit t’i dërgojë në gjykata në Kinë.

Shumica në koloninë e dikurshme britanike shqetësohen se ligji në mënyrë shtesë do të cenojë mbrojtjen juridike dhe lirinë që Pekini premtoi kur mori kontrollin mbi Hong Kongun në vitin 1997.

Protestat e reja masive për shkak të ligjit janë paralajmëruar për të dielën. Në demonstratat e kaluara mijëra banorë të Hong Kongut dolën në rrugë.

Protestat të mërkurën u shndërruan në dhunë, që në mënyrë shtesë rriti presionin ndaj Lam që të tërheq propozim ligjin.