Lideri racist Wilders, përcaktuesi i vendimeve të Holandës

“Ku jeni Rutte dhe Aboutaleb? 500 turq janë mbledhur në Rotterdam dhe thërrasin Allahu Ekber. Ky është shteti jonë. Pastrojeni shpejt sheshin”

ROTERDAM (AA) – Lideri i Partisë ekstreme e krahut të djathtë (Partia e Lirisë PVV), në Holandë, Geert Wilders, përmes twiteve provokuese, ka orientuar policinë duke bërë të kuptohet pak ditë përpara zgjedhjeve se tani e tutje në këtë vend mentaliteti racist do të jetë përcaktues, raporton Anadolu Agency (AA).

Wilders fillimisht nuk nguroi të pranojë se ka gisht në pengimin e anulimit të uljes së avionit të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu. Këtë gjë ai e pranon përmes një postimi në rrjetet sociale ku thotë: “Në sajë të presionit të PVV-së, pak ditë para zgjedhjeve qeveria jonë nuk pranoi uljen e avionit të ministrit turk. Turqit të cilët janë me të njëjtin mendim me Erdoğan-in, shkoni në Turqi dhe mos u ktheni më kurrë mbrapsht”.

Ndërsa pas ndalimit të ministres turke për Politikat Sociale dhe Familjen, Fatma Betül Sayan Kaya në konsullatën e Turqisë në Roterdam, ku do të zhvillonte një takim me qytetarët me origjinë turke, Wilders, përmes twiteve arriti të ishte ndikues tek vendimet e qeverisë dhe drejtuesit lokalë.

Ai i bëri thirrje raciste edhe Kryeministrit të vendit, Mark Rutte dhe Kryetarit të Bashkisë së Roterdam-it, Ahmed Aboutaleb, ku shkruan: “Ku jeni Rutte dhe Aboutaleb? 500 turq janë mbledhur në Roterdam dhe thërrasin Allahu Ekber. Ky është shteti jonë. Pastrojeni shpejt sheshin”.

Ndërsa në një koment ndaj një fotografie ku ishte një qytetare me shami dhe me flamur turk, Wilders thotë: “Ky është konkluzioni i dhjetëra vitesh me kufij të hapur, nënshtetësive të dyta, integrimit zero dhe mbrojtjes së kulturës”.

Wilders ka shpërndarë edhe një video të shkurtër me protestuesit dhe më pas komenton: “Shikoni çfarë pamjesh. Erdoğan emërton Holandën si fashite dhe turqit valëvisin flamujt e tyre në Roterdam. Kjo është e pështirë. Ky është vendi jonë”.

Zyrtarët holandezë i dhanë shumë shpejt përgjigje thirrjeve të Wilders-it dhe treguan që nuk janë shumë larg atyre që thotë ai. Mijëra persona u sulmuan nga policia e Roterdamit me kuaj dhe qenë, ku të paktën 7 persona mbetën të plagosur.

Pas dërgimit të detyruar nga policia të ministres Kaya në drejtim të Gjermanisë, Wilders ende vazhdoi me deklaratat e tij provokuese. “Ikni bashkë me admiruesit tuaj dhe mos u ktheni më kurrë”, shkruan ai. Ndërkohë më pas ka ardhur edhe reagimi i zëdhënësit të Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tha:

“Turp për qeverinë holandeze e cila dëmtoi marrëdhëniet e vjetra turko-holandeze duke iu nënshtruar fashistëve dhe racistëve. Pas pak ditësh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Holandë. Dje në mbrëmje pamë qartë që Geert Wilders është në pushtet. Përdorimi i forcës për të penguar ministrat turq të cilët do të zhvillonin një takim demokratik, është një ditë e zezë për demokracinë e Europës”.

Më 15 mars në Holandë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë radikali i djathtë Wilders ka mundësi të jetë fitimtar në këto zgjedhje.

Qeveria holandeze pengoi ministren turke të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, e cila kishte planifikuar të zhvillonte një takim me përfaqësuesit diplomatikë dhe qytetarët turq që jetojnë në Holandë.

Më pas MPJ e Turqisë dënoi pengesën dhe shtoi se i ka dërguar një mesazh ambasadorit të Holandës në Ankara i cili ndodhet jashtë vendit me leje që të mos kthehet për një kohë në punë.

Nga ana tjetër rrugët në afërsi të Ambasadës së Holandës në Ankara dhe ajo e Konsullatës në Stamboll janë mbyllur për arsye sigurie.

Ndërsa qytetarët turq që jetojnë në Rotterdam kanë reaguar pas ndalimit të automjetit të ministres turke Sayan duke u tubuar në një protestë. Ata janë shpërndarë me forcë nga policia holandeze, ndërsa në Ambasadën e Holandës në Ankara dhe Konsullatën e këtij vendi në Stamboll, qytetarë të shumtë janë mbledhur për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë holandeze.

Forcat holandeze të sigurisë kanë përdorur shkopinj gome, kuajt dhe qentë për të shpërndarë mijëra persona të cilët ishin tubuar për të takuar ministren turke Kaya./AA/