Lideri i kurdëve në Siri mbështet operacionin e Turqisë

Turqia ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj nga terroristët e YPG/PKK-së, thotë lideri i kurdëve sirianë, Abdulaziz Tammo, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një panel për të ardhmen e Sirisë të organizuar nga Organizata e Trashëgimisë Turke në Washington, presidenti i kryetari i Shoqatës së pavarur të kurdëve sirianë, Abdulaziz Tammo, tha se operacioni i Ankarasë në verilindje të Sirisë është i bazuar në “baza të arsyeshme”.

“Turqia ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj nga të gjitha organizatat terroriste, qoftë DEASH apo YPG/PKK, nuk ka rëndësi”, tha Tammo.

Ai gjithashtu tha se PYD/YPG, dega siriane e organizatës terroriste PKK, përbënte rrezik të njëjtë për kurdët sirianë si grupi terrorist DEASH, duke shtuar se PKK nuk është një organizatë siriane dhe se militantët e PKK-së nga shumë shtete janë aktivë në Siri.

Duke thënë se operacioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë ka dalluar shumë nga operacionet e koalicionit anti-DEASH i udhëhequr nga SHBA-të, Tammo tha: “Përderisa Turqia ka bërë kujdes maksimal për të parandaluar viktimat civile, për shembull në operacionet në Raka (të kryera nga koalicioni), qyteti ishte rrafshuar”.

Lideri i kurdëve sirianë tha se zona në verilindje të Sirisë duhet të pastrohet nga organizatat terroriste në mënyrë që një numër i madh i refugjatëve sirianë të mund të vendosen aty.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, me qëllim për të siguruar kufijtë e saj, për të ndihmuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga rajoni në mënyrë që të krijohet një zonë e sigurtë për të hapur rrugën për kthimin e sigurtë të rreth 2 milionë refugjatëve.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.