Liderët e Britanisë dhe Francës e kanë gjetur “armën” për të luftuar radikalizmin

PARIS, FRANCE - JUNE 13: French President Emmanuel Macron makes a statement next to British Prime Minister Theresa May during a joint press conference after a working dinner at the Elysee Presidential Palace on June 13, 2017 in Paris, France. May met Macron to discuss the fight against radicalization and terrorism. They will then go to the stadium of France to pay tribute to the victims of the recent terrorist attacks of London and Manchester before the start of the match of football France-England. (Photo by Thierry Chesnot/Getty Images)

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë duke punuar krah për krah kundër terrorizmit dhe kanë filluar një fushatë të përbashkët për të luftuar radikalizimin në internet.

Kështu deklaruan kryeministreja britanike Theresa May dhe presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një takimi të përbashkët.

Dy liderët europian njoftuan se vendet e tyre do t’i udhëzojnë gjigantët e teknologjisë, si Facebook dhe Google, për të bërë më shumë dhe për të hequr materialet ekstremiste nga interneti.

Gjatë udhëtimit të saj të parë jashtë vendit që prej humbjes së shumicës së saj në parlament, May sugjeroi që kompanitë e mediave sociale të gjobiten, nëse nuk largojnë përmbajtjen që sugjeron gjuhë të urrejtjes dhe materiale që janë të lidhura me radikalizmin.

Edhe Macron e përkrahi nismën duke thënë se “po nisim një fushatë të përbashkët  për të siguruar që interneti nuk mund të përdoret si një hapësirë e sigurt për terroristët dhe kriminelët, dhe se hapsira e internetit nuk mund të përdoret për të përhapur ideologjinë e radikalizimit që po shkakton kaq shumë dëm”. /MESAZHI/