Libi, vriten 10 ushtarë të Haftarit në luftime

Të paktën 10 ushtarë të gjeneralit Khalifa Haftar, përfshirë një komandant u vranë në përleshjet e së shtunës në periferi të kryeqytetit libian Tripoli, bëjnë të ditur nga një spital i lidhur me Haftarin, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i prillit, Khalifa Haftar, komandanti i forcave besnike të qeverisë rivale në Libinë lindore, nisi një fushatë për pushtimin e Tripolit, ku është vendosur selia e qeverisë së Unitetit Kombëtar e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Përleshjet mes forcave të Haftarit dhe forcave të Unitetit Kombëtar u zhvilluan në rrethet El-Aziziyah dhe Ayn Zara të Tripolit.

Sipas informacioneve që ka marrë AA nga spitali, në mesin e të vrarëve ishte dhe Amir Buserade, një nga komandantët në terren në Tripoli.

Libia është zhytur në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 pas vrasjes së Muamar Gadafit. Që atëherë, në pushtet janë qeveritë paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk, me parlamente të ndara dhe forca të armatosura.

SHPËRNDAJE