Liberi, së paku 27 të vdekur nga zjarri në një shkollë

Policia e Liberisë njoftoi se në zjarrin që shpërtheu në një shkollë fetare në lindje të kryeqytetit Monrovia kanë humbur jetën të paktën 27 persona, kryesisht fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësi i policisë Moses Carter të mërkurën tha se zjarri rreth mesnatës kishte përfshirë një pjesë të ndërtesës së shkollës dhe konviktin ku po flinin nxënësit 

Isaac Solo Kelgbeh, zëdhënësi i presidentit të Liberisë tha se George Weaha vizitoi vendngjarjen dhe se do të marrë pjesë në varrimin në xhaminë në Monrovia. 

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur numër i madh njerëzish, të cilët detyruan policinë që t’i largojë për t’i hapur rrugën makinave të emergjencës.