Liban, formohet qeveria e re me kryeministër Hassan Diab i mbështetur nga Hezbollahu

Në vend të qeverisë, e cila dha dorëheqjen më 29 tetor për shkak të protestave në Liban, u formua një qeveri e re me kryeministër Hassan Diab i cili doli në pah me mbështetjen e organizatës shiiite Hezbollah dhe aleatëve të tij politikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti libanez, Michel Aoun u takua në rezidencën presidenciale Baadba me kreun e Parlamentit, Nebih Berri dhe Diab të cilin e kishte ngarkuar me detyrën për formimin e qeverisë së re.

 Pas takimit, në një konferencë për media në rezidencë, Diab ndau me opinionin publik listën e kabinetit të përbërë nga 20 persona. Ai tha se kabineti përbëhet nga teknokratët dhe se ata do të punojnë për ligjin e ri zgjedhor.

Duke thënë se Libani po kalon në një periudhë të vështirë dhe se ai po përpiqet deri në krijimin e një qeverie me cilësitë për të shpëtuar vendin për herë të parë në historinë e tij, Diab i cilësoi si “revolucionarë” protestuesit të cilët siguruan realizimin e kësaj.

Diab ka mbrojtur idenë e tij se kabinetin e tij e ka formuar në kuadër të pritshmërive të protestuesve dhe se ata do të punojnë për rikthimin e pronave publike të grabitura dhe për pavarësinë e gjyqësorit.

Ndër të tjera pasi ka vënë theksin se si vend kanë pasurinë dhe mundësitë, Diab njoftoi se do të tregojnë përpjekje për të mbrojtur këto dhe të drejtat e tyre.

Pasi deklaroi se ata duhet të përqendrohen në ruajtjen e stabilitetit që përbën bazën e shpëtimit, Diab tha se “Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të punuar”.

Ai bëri të ditur se vizitën e parë jashtë vendit do ta zhvillojë në një vend arab dhe me shumë mundësi në një prej vendeve të Gjirit.

Pritet që mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave të zhvillohet në rezidencën presidenciale Baadba.

Saad Hariri më 29 tetor 2019 dha dorëheqjen pas protestave që shpërthyen në Liban për shkak të krizës ekonomike dhe politikës së qeverisë për taksat.

Protestuesit libanezë në vend të qeverisë Hariri e përbërë nga grupet politike aktuale që ndajnë qeverinë pas luftës së brendshme të përjetuar mes viteve 1975-1990, kërkonin formimin e një qeverie të zvogëluar e të përbërë nga teknokratë të pavarur.