Lewandowski shumë afër Real Madridit

Robert Lewandowski po i afrohet çdo ditë e më shumë Real Madridit. Sulmuesi i Bayernit thuhet se ka negociata të avansuara me skuadrën madrilene të cilat po i kryen agjenti i tij, Pini Zahav.

Madje thuhet se edhe Bayern Munchen është duke lejuar bisedimet pasi që Leëa ua ka bërë të ditur se do të largohet në fund të edicionit.

Lewandoëski ka kontratë me Bayernin deri më 30 qershor 2021 , por beson se ka ardhur koha kur drejtuesit e skuadrës gjermane do t’i japin OK për ndarjen mes tyre.

Nuk bëhen të ditura ende detajet e këtij transferi që pritet të zyrtarizohet në muajin qershor./Indeksonline/