Levante ia shkakton humbjen e parë Barçës, Bardhi dy gola

Është dashur të pritet xhiroja e 37-të e La Ligas, për të pësuar humbjen e parë Barcelona këtë sezon, ku u mposht në udhëtim nga Levante, me rezultat 5:4.

Se do të jetë një ndeshje me plot gola, u pa që në pjesën e parë, kur u shënuan tre të tillë.Ishte Levante që arriti përmes Boateng të krijonte epërsi prej 2:0, për të shënuar Coutinho në fund të pjesës së parë për 2:1.

Pjesa e dytë ishte një dramë e vërtetë, që shndërrojë këtë ndeshje në një nga më interesantet të këtij sezoni.Spektaklin e nisi Enis Bardhi, kur me një goditje të jashtëzakonshme shënoi për 3:1 në minutën e 46’.

Tre minuta më vonë, Boateng ngriti epërsinë në 4:1, për t’u rishfaqur sërish Bardhi në minutën e 56’, me një tjetër gol të bukur për 5:1.Barcelonën në lojë e riktheu Philippe Coutinho, që realizoi dy gola të shpejtë për 5:3, në minutat 59’ dhe 64’.

Sfida u ndez kur Suarez u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 71’, për 5:4.Përkundër shumë tentativave, Barcelona nuk arriti të bënte më shumë, duke u pajtuar me humbjen e parë këtë sezon.