Letra emocionuese e fqinjit të një myslimaneje

“Sapo dëgjova një të trokitur në derë – nuk prisja asnjeri, kështu që e hapa derën me goxha nervozizëm. Një grua, që ishte e besimit islam, ishte duke qëndruar përballë meje me një kuti ushqim. Ajo u prezantua dhe kërkoi falje për trokitjen që ishte mbase pak vonë, dhe më shpjegoi se fqinje e imja.

Gruaja më tregoi se si po ecte shtëpi më shtëpi për t’u dhënë njerëzve dhurata, në këtë rast, ushimë.

Duke pasur parasysh se nuk e kisha parë ndonjëherë, dhe nuk kishe pasur rast ti flas, ajo e hapi çantën dhe më dha një përzgjedhje ushqimesh me aromë të mrekullueshme, të mbështjellura me fletë të vogël, dhe me një shënim të vogël ku thuhej: “Të dashurve me dashuri. Aty ishte një kavanoz i mbushur me sheqerka, dhe një shënim që fliste për Ramazanin.

Ajo më tha se donte të ndante diçka me të gjithë fqinjët, për t’ua shpjeguar se çfarë është Ramazani në të vërtetë. Ushqimi korrespondonte me kohën kur myslimanët bëjnë iftar, dhe letra shpjegonte se çfarë është Ramazani, pse praktikohet nga ndjekësit e Islamit dhe cilat janë principet e Islamit.

Me thënë të drejtën, unë prisja të më trokas në derë ndonjë fqinj i pakënaqur që ankohej për parking, apo mos e dhashtë Zoti, ndonjë politikan.

Por nuk prita vizitë nga dikush që thjesht donte të ndante shpirtin e komunitetit, bujarinë që e karakterizon shumicën e myslimanëve.  Përballë vetes kisha dikënd që e kuptonte se cfarë është e rëndësishme, dikush që dëshironte të ndante qëndrimet e një feje që është aktualisht në qendër të sulmeve pas ngjarjeve të fundit dhe që është pjesë përbërëse e jetës së mbi një të tretës së popullsisë së planetit.

Kohët e fundit ka pasur shumë tituj në lajmet që i referohen Islamit në lidhje me ngjarjet e tmerrshme që po ndodhin rregullisht. Për mua, është zemërthyese dhe zhgënjyese të shoh komente në internet ku bëhet thirrje për stigmatizim, vetëm pse një pjesë e vogël e individëve barbar, pervers ndjejnë nevojën kryejnë veprime të tmerrshme në emër të Perëndisë, e që gabimisht besojnë se po i shërbejnë.

Disa njerëzve duhet të ua kujtojmë që këto sulme nuk kryhen nga ndjekësit e vërtetë të Islamit; Këto ngjarje janë kryer nga ekstremistët që kanë besimet e tyre të rrënuara. Njerëzit më të prekur nga këto ngjarje janë vet komuniteti musliman, të cilët duhet të luftojnë kundër pretendimeve të bëra nga të ashtuquajturat Shteti Islamik. Sot, unë isha shumë me fat që mësova për një fe, për të cilën nuk ndava pak kohë nga jeta ime që ta njoh.

Nëse njerëzit që kryejnë këto vepra shkatërruese do të kishin sadopak tru, ata do të mësonin të lexonin Kur’ann, sepse siç e kuptoj, ata po e lexojnë qartë një libër tjetër, pasi në Kuran nuk thuhet që të shkojnë e të therin të pafajshmit, burra, gra dhe fëmijë pa asnjë arsye apo shkak. Duhet të ketë më shumë njerëz si fqinjët e mi, sepse është e mahnitshme se çfarë mund të na bënë këto pak mirësi, në një kohë kur pothuajse çdo gjë që lexojmë në lajme është negative. Çfarë zonje mahnitëse! ”

Postuar nga Sam Kiley /MESAZHI/