Letra e Albin Kurtit nga burgu: E fal Aida Dërgutin, s’më ka kurrfarë borxhi

Arben Vitia ka lexuar letrën e Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, për shkak se pjesëmarrja e tij është e pamundur në këtë meqë ai gjendet në paraburgim.

Në letër ai ka shkruar edhe për ofendimin që i ka bërë deputetja Aida Dërguti, e që u publika ditë më parë, shkruan Periskopit.

Kurti thotë se nuk është problem gjuha e përdorur nga Dërguti, duke thënë se kjo gjë nuk e ofendon atë. Thotë se ia falë, edhe nëse nuk i kërkon falje, por sipas tij, shqetësuese është qasja destruktive e saj.

“Nuk është problem te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendon ajo që ka thënë. E fali edhe sikur t’mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrëfarë borgji mua. Unë jam çuditur më shumë për qasjen destruKtive, gëzimi i saj për arrestimin tim. Thelbi nuk është ofendimi i saj. Si erdhi ajo deri në këtë pikë, nuk kam shpjegim tjetër përveç mashtrimit. VV ka nevojë për më shumë transparencë”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, ai shkarazi ka folur edhe për përçarjet e fundit në VV, duke thënë se “kur disa njerëz humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi”, derisa ka thënë se asnjë aktivist nuk është i pazëvendësueshëm megjithëse secili është i nevojshëm

“Disa njerëz kur humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Secili aktivisti është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Kurti.