Lëndohet sulmuesi i Kosovës, humb dy ndeshjet e ardhshme

Sulmuesi i Kosovës, Arber Zeneli që ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje.

Ylli i Heerenveen ka lënduar rëndë këmbën e majtë dhe pritet të mungojë për disa javë.

Së paku kështu ka njoftuar skuadra holandeze nëpërmjet faqes së tyre zyrtare por nuk ka treguar kohën e saktë se sa do të mbetet jashtë fushave Zeneli.

22-vjeçari ishte në formë tejet të mirë pasi shënonte vazhdimisht me klubin bardh e kaltër.