Lëndohet Neymar, shikoni si shpërthen në lot

Paris Saint Germain ka triumfuar në ndeshjen e Kupës, kundër skuadrës së Strasbourg, me rezultatin 2:0. Por, në këtë fitore të rëndësishme, parisienët kanë marrë një lajm tejet të hidhur, duke “humbur” yllin e skuadrës, Neymar. Braziliani pësoi një dëmtim në këmbë, dëmtim ky i cili ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes, dhe e vë në dyshim për ndeshjen kundër Manchster United, transmeton lajmi.net. I dhimbshëm ishte momenti kur gjatë zëvendësimit, Neymar shpërtheu në lot si pasojë e lëndimit të pësuar. Edhe më shqetësues është fakti se Neymar pësoi lëndimin në të njëjtën këmbë dhe në të njëjtën zonë sikur në fillimin e vitit 2018. Shpresojmë që lëndimi i tij mos të jetë serioz.