Lëndohet Kryeziu, rrezikon ndeshjen me Danimarkën

Kosova ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjes me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund të mbetet pa një lojtar krysore në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës dhe në atë të kualifikimeve për EURO 2020, ndaj Bullgarisë.

Hekuran Kryeziu ka pësua lëndim në ndeshjen që Zurich po e zhvillon ndaj Xamax, raporton lajmi.net.

Lojtari kosovar u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 20’-të, ndërsa në vend të tij është futur Mirlind Kryeziu.

Pas kësaj ndeshje do të mësohet se sa serioz është lëndimi i Hekuran Kryeziut, por duke parë largimin e tij nga fusha, mund të mos luajë në dy ndeshjet e Kosovës.