Lëndohen 4 persona në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen “Ulpianë”, afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në aksident janë përshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punua rreth zbardhjes së rrethanave që kanë sjellë deri te aksidenti në fjalë.