“Lëmosha e semaforëve”, turpi jonë i përbashkët (VIDEO – FOTO)

https://www.youtube.com/watch?v=ebAFCHp1Qfs

Këta janë fëmijët dhe të rinjtë, kryesisht të komunitetit rom, që pastrojnë xhamat e veturave në pritje të semaforit në qendër të Prishtinës. Kjo pamje ka percjellur me vite këto rrugë, në cdo kohë dhe cdo stinë, pavaresisht kushteve atmosferike apo rrethanave te tjera. 

Ne mesin e pastruesve te xhamave janë edhe fëmijët, të cilët pa vetëdije e rrezikojnë jetën e tyre. Këto pamje që janë shumë pranë Universitetit Hasan Prishtina, nuk janë aspak të këndshme për kalimtaret, por duket se edhe ata janë mësuar me ta.
Ajo që dihet është se ka pasur përpjekje per ti larguar grupet e të rinjve që pastrojne xhamat e veturave per shumë të pacaktuar parash, pasi ajo qe u jepet, konsiderohet si lëmoshë. Megjithatë, ata tash e sa vite nuk jane larguar.
Ata janë aty për te trokitur në ndërgjegjen tonë, se komuniteti rom nuk e ka vendin në rrugë, dhe se fëmijet nuk do të duhej të ishin në rrugë, por në shkollë. /MESAZHI/