Leicester shkruan historinë, kualifikohet në çerekfinale

Leicester City ka bërë historinë edhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra kampione e Premierligës, ka siguruar për herë të parë në histori të klubit kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka arritur të përmbys rezultatin 2:1 të ndeshjes së parë ndaj Sevillas, duke i mposhtur 2:0 në ‘King Power Stadium’.

Morgan në minutën e 27-të dhe Albrighton në minutën e 54-të, shënuan për fitoren historike të Sevillas.

Mysafirët spanjoll patën mundësi të artë për të mbetur në lojë, por N’Zonzi dështoi të mposht portierin Schmaichel nga penalltia.