LDK-ja e voton Demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur që përkundër mëdyshjeve të shfaqura nga deputeti i kësaj partie, Ramiz Kelmendi, për votimin e Demarkacionit, partia e tij qëndron e unifikuar në votën pro kësaj marrëveshjeje.

Hoti përmes rrjetit social, Facebook, shkruan se 27 deputetët e LDK-së në Parlamentin e Kosovës do të jenë në favor të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e zi, duke shtuar se koalicionit qeverisës i takon t’i siguroi votat e tjera të nevojitura për kalimin e kësaj marrëveshjeje.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook: “27 votat e deputeteve te LDK-se jane ne favor te ratifikimit te marreveshjes se demarkacionit te kufirit me Malin e Zi.

“Keqinterpretimi” i qellimshem qe disa medie po i bejne postimit te deputetit Ramiz Kelmendi eshte perpjekje e kote per zhvendosjen e vemendjes nga pamundesia e koalicionit qeverises per t’i siguruar te gjitha votat e shumices se brishte parlamentare.Koalicionit qeverises i takon t’i siguroj 62 vota. Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputeteve serbe, per shkak se me votat e tyre e mbajne ne kembe qeverine e brishte.”