Lazio synon transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi do të jetë emri më i nxehtë në në afatin kalimtar dimëror.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës me paraqitjet e tij te Fenerbahce, ka nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Është tani Lazio nga Serie A që po synon transferimin e 25 vjeçarit nga Prizreni, përcjell lajmi.net.

‘Calciomercato’ raporton se Igli Tare synon blerjen e Vedat Muriqit në janar, përcjell lajmi.net.

Vedat Muriqi gjithashtu po kërkohet edhe nga Atletico Madrid dhe Tottenham.

Muriqi këtë sezon ka regjistruar 11 paraqitje, duke shënuar edhe dhjetë gola.

SHPËRNDAJE