Lazaratasit nuk heqin dorë, policia iu gjen kanabis të kultivuar në banesa

Në kuadër të operacionit të koduar “Sopoti”, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pesë persona nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat; S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë; M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat; H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat; B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.