Largimi nga Vetëvendosja i kushtoi Shpend Ahmetit, ja sa vota mori tani

Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të fitojë vetëm një ulëse në Kuvend.

Në këto zgjedhje, Ahmeti shihet se ka dështuar keq pasi ka marrë vetëm 5 mijë e 881 vota.

Ndërsa, në zgjedhjet e vitit 2017, kur Ahmeti ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidoi për deputet nga kjo parti, kishte marrë 75 mijë vota.

Nga PSD ulëse në Kuvend ka fituar vetëm zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi.