Presidenti Thaçi shpërndan Kuvendin (FOTO)

Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pesë, transmeton Klan Kosova.

Ky dekret i Thaçit vjen vetëm pas pak orëve prej kur deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan me 78 vota pro rrëzimit të Qeverisë.