Lajm i keq për Liverpoolin para ndeshjes së kthimit ndaj Man Cityt

Mohamed Salah i brengos tifozët e Liverpoolit me lëndimin e pësuar ndaj Manchester Cityt.

Mohamed Salah ka pësuar një lëndim në fitoren e Liverpoolit ndaj Manchester Cityt me rezultat 3:0 në ndeshjen e tyre të parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi egjiptian shënoi golin e parë te “Reds”.

Por, ai u zëvendësua më vonë gjatë takimit për shkak të një lëndimi.

Mediat angleze raportojnë se është në dyshim paraqitja e tij në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City, përcjell “lajmi.net”.

Salah është futbollisti kryesor i “Reds” dhe golashënuesi më i mirë i ekipit gjatë këtij sezoni.