Lajm i madh për Interin, Eriksen mbërrin në Milano

Christian Eriksen ka mbërritur në Milano me një avion privat dhe do ta ketë sot testet mjekësore te Inter, duke përfunduar një transferim prej 20 milionë euro nga Tottenham Hotspur.

Ai u përshëndet në aeroport nga menaxheri i ekipit të Interit Mattia Tagliacarne dhe një turmë gazetash.

Danezi fluturoi nga Londra pas disa javësh bisedimesh të tensionuara mes klubeve, përcjell lajmi.net.

Një marrëveshje u arrit më në fund javën e kaluar për 20 milionë euro, plus pagesën e solidaritetit për klubet ku u rrit lojtari (rreth 1 milion €) dhe të ardhurat nga një ndeshje miqësore midis Interit dhe Spurs.

Drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta kishte shpresuar të ulë çmimin në mënyrë të konsiderueshme, duke parë që ai do të ishte një lojtar falas në korrik, por Tottenham nuk pranoi të bie nga vlerësimi i tyre fillestar.

Eriksen është përforcimi i tretë për Interin nga Premierligë në janar pas Ashley Young nga Manchester United dhe Victor Moisiut nga Chelsea.