Lajm i hidhur nga Barcelona, lëndohet Messi

Lionel Messi ka lëshuar para kohe ndeshjen që po zhvillon skuadra e tij kundër Sevillës.

Barcelona mori lajmin më të keq në ndeshje pasi Messi pësoi një lëndim.

Lionel Messi ka pësuar një lëndim i cili ia pamundëson vazhdimin e ndeshjes, shkruan lajmi net.

Argjentinasi ka pësuar një lëndim në dorë, i cili dukej jo aq serioz në fillim.

Mbetet të shihet nëse ky lëndim do të jetë aq i rëndë sa t’ia pamundësojë paraqitjen kundër Real Madridit.