Ky mesazh i drejtohet asaj që do të jetë gruaja e djalit tim një ditë… (Video)

Ky mesazh i drejtohet asaj që do të jetë gruaja e djalit tim një ditë…

“Tani për tani, ai është shumë i vogël, dhe unë po bëj c’mos ta mësoj atë të bëhet i sjellshëm, i respektueshëm dhe një person që ka durim të dëgjojë. Prandaj në atë ditë të bekuar, kur ta gjeni njëri-tjetrin, dije se ai do të të mbuloj me dashuri, respekt dhe dashamirësi. Ai po rritet më shpejt se sa e kisha paramenduar. Tani për tani, unë jam zgjidhja e tij e parë dhe e vetme.

Unë jam zgjedhja e tij për të bërë gara me veturat e tij të vogla dhe për ti lexuar tregime. Ai më drejtohet mua për ndihmë, dhe më ngjitet pas trupi kur ndihet paqejf. Por një ditë, ti do të jesh zgjidhja e tij e parë!

Ai do të dojë që ti kaloj ditët e jetës së tij me ty. Dhe do ta quaj shtëpi cdo qoshe ku je ti prezente. Dhe si një NËNË, kjo është dëshira më e madhe që mund të bëhet realitet. Ndërsa TI, e cila do të jesh fati i djalit tim, të premtoj se do të të dua gjithashtu.

Dhe kur të vie ajo ditë, unë do të jem personi më krenar në botë, sepse AI ka ditur të zgjedhë! Krenare të jem nëna e tij!

/MESAZHI/