Ky është vendimi që ka ndërmarrë Facebook për propagandat anti-vaksinim

Facebook thotë se nuk do të shfaqë më grupe ose faqe anti-vaksinimi në përmbajtjen e saj të rekomanduar, pasi rrjeti social përballet me presion në rritje për të frenuar dezinformimin.

Por, ajo nuk do të heqë anti-vaksinuesit krejtësisht, transmeton lajmi.net.

Në një postim në blog, firma tha se është në vend të kësaj, do të punojë për “trajtimin e dezinformatave të vaksinave” duke i dhënë faqeve që trajtojnë këso lloj përmbajtjesh më pak audiencë dhe duke promovuar informata më të sakta.

Ky veprim do t’ua bëjë më të vështirë grupeve dhe faqeve me përmbajtje anti-vaksinimi për t’iu qasur përdoruesve, në përpjekjet për të kufizuar qëllimin e tyre.

Përveç heqjes së tyre nga rekomandimet e përdoruesve, Facebook gjithashtu do të ndalojë shfaqjen e këtyre grupeve dhe faqeve në pjesën e kërkimit dhe ka ndaluar çdo reklamë që përfshin dezinformata rreth vaksinave.

Nënkryetarja e Menaxhimit të Politikave Globale të Facebook, Monika Bickert, përvijoi planin e ri në një blog post të enjten.

“Organizatat udhëheqëse globale shëndetësore, si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë identifikuar publikisht mashtrime të verifikueshme të vaksinave,” tha Bickert.

SHPËRNDAJE