Ky është reagimi zyrtar nga INTERPOL-i, pas dështimit të Kosovës

Republika e Kosovës ka dështuar për anëtarësim në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL.

Në të dyja raundet, Kosova nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim në këtë organizatë.E për dështimin e Kosovës në INTERPOL, tashmë zyrtarisht është shkruar edhe në faqen e kësaj organizate në Twitter.

“Aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës është refuzuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it”, thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net.Kujtojmë se Kosova për t’u anëtarësuar në INTERPOL kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, më pas në vitin 2015 si dhe në vitin 2017 – ky i fundit u tërhoq me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.