Ky është reagimi i Albin Kurtit pas dënimit të aktivistëve të Vetëvendosjes

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të dënuar me më shumë se 20 vjet katër aktivistët e Vetëvendosjes si fajtorë për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta.

Deputeti më i votuar në Kosovë, ish-kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti ka deklaruar se se dënimi i tyre u bë pa fakte, pa prova e pa argumente.

E ka përmendur edhe vdekjen ende të pasqaruar deri në fund të Astrit Deharit, që vdiq në burg derisa po dyshohej se është pjesë e grupit që ka sulmuar Kuvendin.

“Astrit Deharin e mbytën në burg, ndërsa katër aktivistët e tjerë i dënuan me 21 vjet e gjysmë burg. Pa fakte, pa prova, pa argumente. Nuk ka pasur nevojë të na e përkujtojnë që e kanë pushtetin. Mbase po ia përkujtojnë vetvetes, tash që e kanë humbur popullin, para se ta humbin edhe pushtetin. Lëvizja nuk ndalet dhe jemi më të fuqishëm se kurrë”, ka thënë Kurti.