Ky është parashikimi i motit për sot

Meteorologët edhe për sot kanë paralajmëruar mot të freskët me temperatura deri në 25 gradë Celsius.

Do të mbretërojë mot me vranësira dhe me reshje shiu i shoqëruar edhe me bubullima.

Temperaturat në vend kanë zbritur për disa gradë, pas disa ditëve me temperaturë deri 35 gradë Celsius.

Meteorologët parashikojnë mot të ngjashëm deri në fund të javës.